Lëndohet rëndë shoferi në aksidentin Shkup-Kumanovë

Kronikë e zezë

Lëndohet rëndë shoferi në aksidentin Shkup-Kumanovë

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 22:15
Ilustrim

Një automjet “audi A6” me targa të Shkupit i drejtuar nga K.M. (1990) nga Shkupi sot rreth orës 9.30, ka dalë nga autostrada Shkup – Kumanovë, në afërsi të Fshatit Agino, kumtuan prej policisë së Kumanovës.

Automjeti ka lëvizur nga Shkupi drejt Kumanovës dhe pasi ka dalë nga autostrada ka goditur drunjtë. Automjeti është dërguar në kontroll teknik, ndërsa ekspertiza të cilën e bëri SPB Kumanovë do t’i tregojë shkaqet e fatkeqësisë.

Nga Ndihma emergjente Kumanovë informojnë se kanë intervenuar në fatkeqësinë e komunikacionit dhe se shoferi është transferuar në kirurgji. Në automjet ka qenë një bashkëudhëtar i cili nuk është lënduar. Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat