Dy doganierë dhe një biznesmen në pranga

Kronikë e zezë

Dy doganierë dhe një biznesmen në pranga

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 09:33
Ilustrim

Dy doganierë janë vënë në pranga në Shkodër, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Arrestimet janë bërë mbrëmjen e djeshme. Me pranga bashkë me ta është vënë edhe një biznesmen nga Shkodra.

Të arrestuarit janë, Altin Okaj, Gazment Kruja e Arlind Mitku.

Mbrëmjen e djeshme në orën 18:40, në Muriqan, Gazment Kruja e Arlind  Mitku, me detyrë doganier e përgjegjës turni, kanë lejuar të kalojë pa ju nënshtruar procedurave doganore, Altin Okaj, me mjetin tip “Ford Galaxy”, me targë AA781MO, me 650 kg. sheqer e 135 kg.  kikirikë, kontrabandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat