Prizren: Zbulohen detaje të reja për hajdutin serik Rama

Kronikë e zezë

Prizren: Zbulohen detaje të reja për hajdutin serik Rama

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 10:57
ilustrim

Policia e rajonit të Prizrenit njofton se në vazhdën e hetimeve rreth vjedhjeve të kryera nga grupi Bytyqi-Rama, janë zbuluar edhe disa detaje të reja.

Fjala është për vjedhjen e dy veturave me 15 dhe 18 janar në Prizren, ku bëhej fjalë për një makinë të llojit Opel dhe një Golf III-sh.

Policia raporton se janë gjetur pjesë të këtyre dy veturave në Mitrovicën Veriore në pronësi të  një të dyshuari i cili automjetet e vjedhura i kishte shitur për pjesë. Zyrtarët policorë i kanë sekuestruar këto pjesë dhe pas ekzaminimeve të nevojshme do t’i përdorin në cilësi të provave materiale kundër të dyshuarve.

I arrestuari Rama, po ashtu dyshohet se ka kryer edhe disa herë vjedhje në Prizren, përfshirë një vjedhje të rëndë njërin nga supermarketet e kësaj komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat