Pejë: Arrestohet avokati për ryshfet

Kronikë e zezë

Pejë: Arrestohet avokati për ryshfet

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Një avokat është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka pranuar ryshfet nga një person

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se zyrtarët e Departamentit Special Antikorrupsion, kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për simulimin e korrupsionit, gjegjësisht: veprës “mashtrim” dhe “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Avokatit i janë konfiskuar mjetet financiare, ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat