Vjedhin pije alkoolike në Vushtrri

Kronikë e zezë

Vjedhin pije alkoolike në Vushtrri

Nga: B.S Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 12:22
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi që të njëjtit janë zënë në flagrancë nga sigurimi i një marketi.

Tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar pije alkoolike në vlerë prej 40 euro. Gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur një fishek i kalibrit 7.65 mm, si dhe një jakne për të cilën i dyshuari ka pranuar se e ka vjedhur në një butik.

"Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje", thotë PK./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat