Konfiskohen produkte me afat të skaduar në Drenas

Kronikë e zezë

Konfiskohen produkte me afat të skaduar në Drenas

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 13:33
Produkte me afat të skaduar

Drejtoria për Inspeksion e Komunës së Drenasit ka kryer kontrolle  sanitare rreth artikujve ushqimorë dhe atyre higjenik  në të gjitha lokalet afariste të kësaj komune  me ç`rast janë larguar e asgjësuar artikuj ushqimorë dhe higjenik  me afat të skaduar.

Bëhet e ditur se gjatë këtyre inspektimeve shuma e artikujve të konfiskuar  është në vlerë prej 291,76 €.

Sipas një njoftimi për media të kësaj komune, aksioni në fjalë u zhvillua për shkak të qarkullimit në treg të disa produkteve nga  prodhuesit “Baëella” me prejardhje nga Turqia, cilat janë me data të ndryshuara dhe të dyshimta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat