Zvicër: Shpartallohet banda multi-etnike e drogës, mes të arrestuarve një çift nga Kosova

Kronikë e zezë

Zvicër: Shpartallohet banda multi-etnike e drogës, mes të arrestuarve një çift nga Kosova

Nga: Bota sot Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 14:53
Droga

Policia e kantonit të Cyrihut (14.2.2017) në Volketswil, Cyrih, Uitikon-Waldeggdhe dhe në Kantonin Schaffhausen ka arrestuar shtatë persona dhe sekuestruar 50 kilogram bimë narkotike, 2.8 kilogram marihuanë si dhe rreth 30.000 frangave zvicerane, shkruan solothurnerzeitung.ch. Prej të arrestuarve gjashtë janë burra dhe një grua.

Rreth orës 03.00 policia kantoniale kapi katër personat në Volketswil pas dyshimeve se ata mbanin të fshehur drogë nëpër çantat e tyre. Burrat ishin të moshave 25 deri 33 vjeç, përcjell botasot.info, ndërsa sa i takon origjinës bëhet fjalë për një serb, një kroat, një gjerman dhe një zviceran.

Disa orë më vonë forcat e rendit arrestuan 48 vjeçarin zviceran si dhe çiftin nga Kosova, burrin 40 vjeçar dhe gruan 35 vjeçare. Ata u dërguan në paraburgim ndërsa më pas në kantonin Schaffhausen, qarku Dietikon u sekuestruan lëndët narkotike dhe paratë kesh. Shtatë të arrestuarit janë dërguar në paraburgim, ndërsa hetimet janë marrë përsipër nga Prokuroria e See/Oberland./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat