Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 39-vjeçari

Kronikë e zezë

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 39-vjeçari

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 22:00
Ilustrim

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua nga Policia e Vlorës, ndërsa pritet ekstradimi i tij në Itali, shtet i cili ka ngritur akuzat ndaj tij.

Vaisi Hoxhaj, 39 vjeç, me banim në Vlorë, rezulton të jetë i dënuar me 5 vite dhe 10 muaj burg nga Gjykata e Catanzo-s në Itali.

Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka njoftuar se ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij tek "Pusi i Mezinit" në Vlorë.

Hoxhaj është shpallur në kërkim nga Interpoli i Romës Itali për veprat penale "Pjesëmarrje në organizatat kriminale", "Shfytëzim prostitucioni me dhunë" dhe "Kërcënim".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat