Arrestohet një i shpallur në kërkim në Shkodër

Kronikë e zezë

Arrestohet një i shpallur në kërkim në Shkodër

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 11:11
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë

Mësohet se në pranga është vënë Blerim Shehu, 35 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij është bërë pasi ditën e djeshme është paraqitur ne Pikën  e Kalimit Kufitar Hani i Hotit për të kryer procedurat në Hyrje për në Republikën e Shqipërisë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Apelit Bologna Itali, për veprën penale "Mbajtje e sendeve te vjedhura" parashikuar nga neni 648 te Kodit Penal Italian.

Për këtë vepër penale, Autoritetet e Gjykatës së Apelit Bologna Itali, me 10 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat