Dy shqiptarë humbin jetën në një aksident rrugor në Itali

Kronikë e zezë

Dy shqiptarë humbin jetën në një aksident rrugor në Itali

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Dy shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident rrugor i cili ka ndodhur në Itali.

Dy makina “Mercedes Benz” u përplasën me njëra-tjetrën në autostradën “16” në Italinë fqinjë, në afërsi të Foggia-s.

Automjetet janë përplasur ballë për ballë.

Dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, kanë mbetur të vdekur në vend, ndërsa pasagjerët e makinës tjetër janë transportuar në spital dhe raportohet se kanë pësuar dëmtime jo serioze për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat