Nga shpejtësia godet këmbësorin, shoferi arrestohet, viktima në spital

Kronikë e zezë

Nga shpejtësia godet këmbësorin, shoferi arrestohet, viktima në spital

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 10:30
Ilustrim

Gjatë mëngjesit të djeshëm është raportuar për një aksident në Fushë Kosovë, më saktësisht në Fshatin Sllatinë.

Sipas policisë, vetura Pasat Pheaton, të cilën po e drejtonte një mashkull, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, ka goditur një këmbësor.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dërguar në tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat