U kap me pistoletë në brez, pranga të riut kavajas

Kronikë e zezë

U kap me pistoletë në brez, pranga të riut kavajas

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 09:50
Armë zjarri

Një 18-vjeçar nga Kavaja është arrestuar në flagrancë nga policia mëngjesin e sotëm pasi është kapur me armë zjarri. Mësohet se në prangat e uniformave blu ka rënë shtetasi Muharrem M., banues në Kavajë.

Arrestimi i tij erdhi pasi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar në afërsi të ish fabrikës së qelqit në Kavajë, nga shërbimet e patrullës së përgjithshme, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pistoletë e tipit “Mini Blow”, me një krehër dhe një fishek. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat