Deklarata shokuese e babait që vrau fëmijën e tij në Shtërpcë

Kronikë e zezë

Deklarata shokuese e babait që vrau fëmijën e tij në Shtërpcë

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 13:16
Shtërpcë

Babai që mbrëmë mbyti me thikë fëmijën e vet 40 ditësh,

Babai Dejan Krstiçiq (35), profesor i edukatës fizike në Shkollën e Mesme të Shtërpcës, ka mbytur me thikë fëmijën e tij 40 ditësh.

Ai ka dhënë deklaratë para organeve hetuese për krimin që bëri, ndërsa sipas raporteve krimi ka ndodhur për shkak të një grindjeje midis bashkëshortëve, Dejanit dhe bashkëshortes së tij Anës.

“Dejani ka marrë thikën dhe në momentin e tensionit ka qëlluar mu në gjoks njërin nga binjakët 40 ditësh. Ai ka vdekur rrugës për në Llaple Sellë, përkatësisht Graçanicë. Pastaj ai është përpjekur ta ther edhe fëmijën tjetër, por e ka penguar bashkëshortja, megjithatë ia ka dalë ta plagos në qafë edhe tjetrin”, shkruajnë mediet serbe.

Binjaku i dytë i plagosur ka arritur gjallë në Graçanicë prej nga është transportuar në Nish dhe raportohet se edhe gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Krstiçiq është arrestuar shpejt pas krimit dhe në deklaratat para hetuesve ka thënë se ka pasur një grindje me bashkëshorten, gjoja ka dashur ta tutë dhe pastaj i “ka rënë terr sysh dhe nuk i kujtohet më asgjë”.

Ai me gruan, që ishte nga rrethina e Shtërpcës, theksohet se jetonin në shtëpi familjare bashkë me prindërit e tij.

Por, fqinjët e tij kanë thënë se Dejani ishte njeri i qetë dhe familjar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat