Tetovë, 16 vjeçarja goditet nga vetura

Kronikë e zezë

Tetovë, 16 vjeçarja goditet nga vetura

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 14:18
Ilustrim

Dje në ora shtatë të darkës në kryqëzimin mes rrugëve “Vëllezërit Miladinovi”, dhe “Blagoja Toska”, në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku mes një vetura dhe një këmbësoreje.

Vetura e markës “Tojota” me regjistrim të Zvicrës që drejtohej nga një burrë 58 vjeçar nga fshati Gajre ka goditur këmbësoren 16 vjeçe me inicilet L.A nga fshati Çellopek të rrethit të Tetovës.

Për pasojë, vajza ka pësuar lëndime trupore dhe me shpejtësi është dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës.
Pas njoftimit, organet e rendit dolën në vendin e ngjarjes dhe kryen ekspertizën.

Nga Policia e Tetovës i thanë Flaka-s që po punojnë në zbardhjen e të gjitha detaleve që çuan deri tek aksidenti. Hulumtimet e para flasin që drejtuesi i makinës nuk i ka lejuar përparësi kalimi këmbësores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat