Goditet rrjeti shqiptaro-grek i drogës

Kronikë e zezë

Goditet rrjeti shqiptaro-grek i drogës

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 17:45
Ilustrim

Policia greke tha se goditi një grup të organizuar kriminal që vepronte në zonat e Prevezës dhe Artës, në veri të Greqisë, në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së drogës.

Sipas burimeve zyrtare të policisë greke mes 18 personave të arrestuar janë tre shtetas nga Shqipëria. Policia greke ka bllokuar sasi të drogës përfshirë dhe heroinë në kontrolle në disa rajone të qyteve të Artës dhe Prevezës. Sipas policisë greke mes të arrestuarve janë edhe pesë drejtuesit e rrjetit, dy prej të cilëve shqiptarë dhe tre grekë, të cilët akuzohen se transportonin dhe shpërndanin në Greqi sasi të marijuanës dhe llojeve të forta të drogës.

Policia greke ka pohuar se disa prej të arrestuarve kanë pasur edhe më parë probleme me drejtësinë greke për vepra të ngjashme. Policia greke flet për një aktivitet të rritur në rajon të trafikantëve të drogës të cilët mbështeten kryesisht në transportimin e sasive të mëdha të marijuanës kultivuar në Shqipëri.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë greke tha se vetëm gjatë Janarit u bllokuan në territorin grek rreth 1,3 tonë marijuanë dhe disa dhjetëra kilogramë lloje të forta të drogës (heroinë dhe kokainë). Sipas policisë greke sasia e narkotikëve është zbuluar gjatë operacioneve të kontrollit në zonat kufitare, por edhe në brendësi të vendit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat