I dha një qese me kanabis të miturit, në pranga 21-vjeçari

Kronikë e zezë

I dha një qese me kanabis të miturit, në pranga 21-vjeçari

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 09:56
Qesja me kanabis

Një 21-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Sarandës pasi akuzohet për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”.

Shtetasi i arrestuar është Osmen Abazi, 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se dje shtetasi në fjalë i ka dhënë një fëmije të mitur një qese me kanabis sativa.

Ai është shpallur gjithashtu në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 19.01.2016, ku bëhet fjalë për vjedhjen e një magazine në lagjen nr.4 Sarandë. Për këtë vepër penale i është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat