Sa herë që vjen i pirë më godet! Gruaja 'vë' në pranga burrin dhunues

Kronikë e zezë

Sa herë që vjen i pirë më godet! Gruaja 'vë' në pranga burrin dhunues

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 19:07
Ilustrim

Emir Zheru një shqiptar 39-vjeçar që jeton në Itali u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ajo që e ka denoncuar në polici është gruaja e tij, sipas së cilës ai e godiste dhe dhunonte sa herë që vinte në shtëpi në gjendje të dehur.

39-vjeçari shqiptar ishte shoqëruar edhe herë të tjera nga karabinierët në polici për të njëjtën arsye.

Në rastin e fundit të dhunës, autoritetet italiane ishin dëshmitarë të shenjave që Emiri i kishte lënë gruas së tij.  39-vjeçari gjendet në paraburgim tashmë dhe pritet të marrë dënimin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat