Çmendet 21-vjeçari lushnjari, dhunon nënën dhe motrën për 1 muaj e gjysmë

Kronikë e zezë

Çmendet 21-vjeçari lushnjari, dhunon nënën dhe motrën për 1 muaj e gjysmë

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 10:30
Ilustrim

Policia e Lushnjes ka prangosur një 21-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë në familje.

Siç bëjnë me dije blutë e Lushnjes në pranga është vënë Elton Mezini, banues në lagjen “Karbunarë e Madhe” Lushnje.

Arrestimi i tij është bërë pasi për një periudhë prej 1 muaj e gjysmë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij, A.M, 45 vjeçe dhe motrës së tij, shtetases E.M, 20 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat