Ja kush është i burgosuri i Dubravës që vdiq sot

Kronikë e zezë

Ja kush është i burgosuri i Dubravës që vdiq sot

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 14:46
Burgu i Dubravës

Media ka mësuar personi i burgosuri që ka vdekur sot në spitalin e Pejës është Binak Thaçi. Bëhet fjalë për një të moshuar nga fshati Damian i Gjakovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri B.Th.

I burgosuri, B.Th. ka qëndruar në burgun e Dubravës që nga viti 2007, i dënuar me 12 vite e 6 muaj për veprën penale “vrasje”.

I burgosuri, për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore, nga 21 Shkurti 2017, është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ndërroi jetë.

Për rastin në fjalë, janë informuar sipas procedurës, të gjitha instancat përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat