Qeni antidrogë i zbulon shqiptarit 1 kg kokainë në makinë

Kronikë e zezë

Qeni antidrogë i zbulon shqiptarit 1 kg kokainë në makinë

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 15:55
Ilustrim

Një qen i Guardia Di Finanza  ka mundësuar zbulimin e 1 kg kokane në makinën e një shqiptari 34-vjeçar në Bolzano., citon mediat italiane, Syri.net.

Makina me targa italiane u ndalua nga policia në zonën industriale të qytetit. Qëndrimi shumë nervoz  shoferit me iniciale E.B. dhe përgjigjet e paqarta shtuan dyshimet për ta thelluar kontrollin ndaj tij edhe nëpërmjet ndërhyrjes së qenit, i cili i gjeti të fshehur në makinë,  kokainën.

Shqiptarit, pas kontrollit edhe në shtëpi, iu gjetën njëmijë euro të falsifikuara dhe shtatë telefona celularë dhe iu vunë prangat. Paraditen e sotme ai u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat