Makarona e vaj ulliri pa faturë, arrestohen 2 persona

Kronikë e zezë

Makarona e vaj ulliri pa faturë, arrestohen 2 persona

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 14:20
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga policia, në kuadër të operacionit “Opsion VI”, për prodhim të kundraligjshëm të artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore.
 
Të arrestuarit janë Shemsi Pira, 51 vjeç dhe Agim Abdullaj, 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.
 
Arrestimi i tyre është kryer pasi, gjatë një kontrolli të ushtruar në bashkëpunim me AKU dhe Hetimin Tatimor, në ambientet e banesës së shtetasit Shemsi Pira, është konstatuar se ai prodhonte artikuj të ndryshëm ushqimor dhe industrialë në mënyrë të kundraligjshme dhe më pas i hidhte në treg duke i shitur.
 
Gjatë kontrollit në një automjet në pronësi të shtetasit Agim Abdullaj, janë gjetur mallra ushqimorë të blerë tek shtetasi Shemsi Pira, si: paketa pa pullë fiskale, makarona “Jufka", "Vaj Ulliri" e mallra të tjerë pa faturë.
 
Gjithashtu u gjet dhe një makineri me mbishkrimin “SF-TYPE fast peda”, e cila dyshohet se përdorej për falsifikimin e datave të skadencës dhe paketimin e produkteve ushqimore të paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat