Shqiptari falsifikon dokumentet, tentoi të merrte 50 milionë dollarë me transaksion bankar

Kronikë e zezë

Shqiptari falsifikon dokumentet, tentoi të merrte 50 milionë dollarë me transaksion bankar

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 23:39
Policia greke

Përmes falsifikimit të dokumenteve, tre persona në Greqi tentuan të përfitonin një shumë të madhe parash.

Një 60-vjeçar nga Shqipëria, një 40-vjeçare dhe një 55-vjeçar grekë në Janinë u arrestuan dje gjatë një operacioni të policisë greke duke u përpjekur që të kryenin një transaksion bankar me vlerë 50 milionë Dollarë.

Depozitimi do të kryhej përmes dokumenteve të falsifikuara nga tre të arrestuarit, por ishte zbuluar nga hetuesit grek.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi dy vula dhe dokumente që ishin përdorur për transaksionet bankare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat