Arrestohet 59-vjeçari nga Korça, nuk do e besoni se çfarë i ka sekuestruar policia

Kronikë e zezë

Arrestohet 59-vjeçari nga Korça, nuk do e besoni se çfarë i ka sekuestruar policia

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 11:45
Ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 59-vjeçar nga Korça pasi akuzohet për mashtrim.

Mësohet se në pranga është vënë Spiro Fuqi, i cili ka mashtruar E. A., duke i marrë këtij të fundit shumën monetare prej 7.000.000 lekë të reja.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në magazinat në përdorim të Spiro Fuqit, janë gjetur parregullsi me faturat tatimore si dhe punonjës të pa regjistruar në Organet Tatimore.

Gjithashtu gjatë kontrollit janë konstatuar artikuj ushqimor dhe industrial të prodhuara në mënyrë të kundraligjëshme në ambientet e kësaj magazine.

 Në cilësinë e provës materiale janë bllokuar nga Specialistët a AKU–së:

 - 500 kova 5 kg-ëshe me xaxiqi

- 250 kova 5 kg-ëshe me speca të mbushura

- 180 kova 5 kg-ëshe me kastravecë

- 500 kova të vogla me sardele konserve.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Mashtrimi", "Fshehje e të ardhurave", "Punësimi i paligjshëm" dhe "Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat