Edhe një i lënduar nga aksidenti ku mbetën tre të vdekur

Kronikë e zezë

Edhe një i lënduar nga aksidenti ku mbetën tre të vdekur

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 17:11
Pamje nga aksidenti

Akidenti i sotëm ndërmjet kamionit dhe një veture la tre persona të vdekur dhe një të lënduar. Lëndime ka pësuar shoferi i kamionit i cili aktualisht po trajtohet në QKUK.

Kamioni e kishte goditur veturën, e cila ishte duke ardhur në drejtim të Prishtinës, ndërsa, kamioni me targa të Kosovës ishte duke shkuar në drejtim të Shkupit. Ka ndërruar shiritin e rrugës dhe ka goditur veturën.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Ferizaj, Agim Gashi, ka konfirmuar se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e askidentit që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Shkup, përkatësisht në fshatin Gërlicë të Kaçanikut, ndërsa shoferi i kamionit ka pësuar lëndime dhe aktualisht po trajtohet në spital.

Ndryshe, rruga për Shkup ishte bllokuar për disa orë dhe qytetarët përdorën rrugë alternative për të mbërritur në destinacionet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat