Manastir, vidhen dhjetëra mijëra euro, stoli ari, dokumente udhëtimi dhe gjësende tjera me vlerë

Kronikë e zezë

Manastir, vidhen dhjetëra mijëra euro, stoli ari, dokumente udhëtimi dhe gjësende tjera me vlerë

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 17:33
Ilustrim

Mbrëmë prej orës 18:00 e deri në orën 21:00, një autor i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në rr. “Dovlexhik” në Manastir, në pronë të D.K. (49).

Autori ka hapur derën hyrëse ndihmëse me dhunë dhe ky hyrë brenda dhe pas kërkimit të kryer ka marrë 18 mijë euro, katër dokumente udhëtimi të Maqedonisë, katër dokumente të Australisë, katër orë dore, stoli ari, çanta për femra, telefon celular, dhe lap-top, me ç’rast e ka braktisur vendin e ngjarjes.

Janë duke u ndërmarrë masa për gjetjen e autorit dhe për pastrimin e plotë të rastit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat