Një grabitje ka ndodhur në Gjirokastër, pre e së cilës ka qenë një i moshuar.
Siç bëjnë me dije sot burime nga policia lokale, dy persona të maskuar, gjatë pasdites së djeshme, kanë hyrë në banesën e Kosta. S., 84 vjeç dhe i kanë marrë atij 8.000 lekë (të reja) dhe një aparat celular të markës “Nokia”.
Keqbërësit nuk kanë mjaftuar me kaq, por edhe kanë ushtruar dhunë mbi të moshuarin.
Autorët janë ende në arrati, ndërsa policia njofton se punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.