Aksident në Shqipëri, një e vdekur dhe dy të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident në Shqipëri, një e vdekur dhe dy të plagosur

Më: 2 mars 2017 Në ora: 09:24
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën automobilistike Kavajë - Lushnje, pranë rrethrrotullimit  tek "Bishti i Zhurit".

Policia e Tiranës bën me dije se 25-vjeçari Alvi Rr. nga Elbasani, duke drejtuar automjetin tip "Mercedez Benz", ka humbur kontrollin e mjetit, ku ka dalë jashtë rruge dhe si rrjedhojë ka sjellë batimin e automjetit.

Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend J. T., 23 vjeçe, banuese në Lushnje, pasagjere në këtë mjet dhe është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja tjetër B. T., 20 vjeçe, banuese në Lushnje.

Të plagosurit pasi mjekim në spitalin e Lushnjes, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat