Aksident në Tiranë, urbani përplaset me një makinë

Kronikë e zezë

Aksident në Tiranë, urbani përplaset me një makinë

Më: 3 mars 2017 Në ora: 12:38
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Një urban i linjës ish-Uzina e Autotraktorëve është përplasur me një makinë në zonën e Brrylit.

Mësohet se nga përplasja nuk ka pasur njerëz të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Incidenti shkaktoi shqetësim te udhëtarët që zbritën dhe priten urbanin e radhës.

Një tjetër incident ndodhi dje në kryeqytet me autobusët publik në kryeqytet, ku një urban u përfshi nga flakët në ecje e sipër. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat