Rrëmben dhe përdhunon vajzën e re, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

Rrëmben dhe përdhunon vajzën e re, arrestohet shqiptari

Më: 3 mars 2017 Në ora: 20:53
Ilustrim

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuara nga policia italiane e Foligno-s, pasi ka për të shlyer një dënim me 1 muaj burg.

Ai akuzohet se ka rrëmbyer dhe përdhunuar një të re, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2014, raportojnë sot mediat lokale. Pas denoncimit të vajzës kanë nisur edhe hetimet.

Shqiptari me iniciale U.E. është dënuar nga gjykata e shkallës së parë, megjithatë ka apeluar vendimin në Gjykatën Supreme, që e nuk e ka pranuar kërkesën e tij.

Shqiptari ka shlyer një pjesë të dënimit në burg, ndërsa një pjesë në banesën e tij.

Tashmë, duke marrë parasysh vendimin e gjykatës Supreme, prokuroria ka kërkuar sërish arrestimin e shqiptarit. Pasi është vënë në pranga, ai është shoqëruar në burgun e Spoletos për të shlyer pjesën e mbetur të dënimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat