Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, tre të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, tre të plagosur

Më: 8 mars 2017 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në Urën e Tapizës në Fushë-Krujë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur me bordurën, e për pasojë ai ka përfunduar në bregun e lumit.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet, për të marrë mjekim të specializuar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat