Aksident në Shqipëri, plagosen 5 shtetas të Kosovës

Kronikë e zezë

Aksident në Shqipëri, plagosen 5 shtetas të Kosovës

Më: 9 mars 2017 Në ora: 09:11
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor Laç-Fushë-Kruja.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 5 persona, shtetas te Kosovës.

Ka qenë një Zetor, i cili ka dalë nga një rrugë dytësore, duke u përplasur me një makinë tip ‘Golf’.

Polica ka vajtur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat