Tragjike! I riu shkon të varrosë gjyshen, por humb jetën

Kronikë e zezë

Tragjike! I riu shkon të varrosë gjyshen, por humb jetën

Më: 9 mars 2017 Në ora: 20:40
Toni Hidrit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Librazhdit, ku një i ri i moshës 28-vjeçare ka shkuar në varreza për të përcjellë për në banesën e fundit gjyshen e tij të moshës 72-vjeçare, por ka humbur jetën.

Gjyshja ka ndërruar jetë një natë më parë, ndërsa pasi i kanë kryer gjithë ritualet dhe zakonet që zbatohen në të tilla raste, ditën e sotme, familjarët dhe të afërmit e së moshuarës kanë shkuar për të varrosur të ndjerën.

Nga emocionet e forta Toni Hidrit (foto)  i ka rënë të fikët dhe ka humbur ndjenjat. Për fat të keq, atij i ka rënë koka në një gur dhe më pas ka mbetur pa ndjenja. 28-vjeçari u nis për në spitalin e Librazhdit me urgjencë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat