Aksident i rëndë në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Fushë Kosovë

Më: 10 mars 2017 Në ora: 21:55
Aksident i rëndë në Fushë Kosovë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në Fushë Kosovë, te udhëkryqi që çon tek Kolegji AAB. Një veturë është përplasur për shtyllën e semaforëve.

Dëshmitarët i kanë thënë mediave nga ky aksident ka vetëm të lënduar dhe dëme materiale. Ndihma e shpejt ka ardhur në vendin e ngjarjes. Po ashtu edhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Vetura e aksidentuar është e tipit Mercedes.

Sipas dëshmitarëve, ngasësi ka frenuar në momentin kur një këmbësor ka kaluar në “zebra” dhe më pas është rrotulluar duke u përplasur në shtyllën e semaforëve.

Kjo rrugë është bërë tepër e rrezikshme si për këmbësor, ashtu edhe për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Javë më parë, pikërisht në këtë vend një veturë la të vdekur një vajzë 20 vjeçare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat