SKANDAL/ Konfiskohet sasia më e madhe e drogës në 2 dekada

Kronikë e zezë

SKANDAL/ Konfiskohet sasia më e madhe e drogës në 2 dekada

Më: 15 mars 2017 Në ora: 13:03
Policia e shtetit

Roja bregdetare amerikane ka sekuestruar sasinë  më të madhe të kokainës në dy dekadat e fundit,  shkruan “RT”

Zyrtarët raportojnë se 4.2 tonë kokainë me vlerë 125 milion dollarë  janë konfiskuar nga një anije peshkimi në ujërat ndërkombëtare duke shënuar kështu sekuestrimin më të madh në Atlantik që nga viti 1999.

Katër persona do të ndiqen penalisht për trafikim në Gjykatën e Qarkut të Ishujve të Virgjër të SHBA, kanë njoftuar autoritetet.

Operacioni spektakolar erdhi pas bashkëpunimit mes agjencive të shumta ndërkombëtare në rajonin e Amerikës së Jugut dhe Karaibeve.

Rojet bregdetare e amerikane panë një anije  të dyshimtë peshkimi kur po patrullonin  në brigjet e Suriname, por ky zbulim rezultoi në konfiskimin e 4 toneve kokainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat