Gjendet kufoma e një personi në përrua

Kronikë e zezë

Gjendet kufoma e një personi në përrua

Më: 15 mars 2017 Në ora: 17:19
Skenë krimi

Në një përrua në Pukë, janë gjetur eshtra të një personi.

Pasditen e djeshme, rreth orës 16:00, në fshatin Sapaq, në vendin e quajtur “Përroi i Stanit të Lleshit” në përrua, u gjetën eshtra të dekompozuar të një njeriu, kafka, brezi i legenit, gjymtyrët e poshtme, një këmishë, një triko leshi, një palë çorape, një çakmak dhe disa kartëmonedha me prerje 500 lekëshe, bëjnë me dije burime nga policia.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se eshtrat i përkasin shtetasit N.K., 88 vjeç, banues në fshatin Kryezi, i shpallur në kërkim, më 16 gusht të vitit 2014.

Dyshohet se i moshuari ka rrëshqitur në përrua dhe është mbytur, ndërkohë që vijojnë veprimet e mëtejshme. Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Pukës për ndjekje të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat