Arrestohet për falsifikim dokumentesh, në kërkim edhe për prostitucion

Kronikë e zezë

Arrestohet për falsifikim dokumentesh, në kërkim edhe për prostitucion

Më: 16 mars 2017 Në ora: 09:35
Policia e Gjirokastrës

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 44-vjeçar, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh. Në pranga ka përfunduar shtetasi Përparim Voda nga Kuçova.

“Voda është ndaluar për kontroll nga shërbimet e policisë dhe ka paraqitur një dokument identifikimi grek, me gjeneralitetet e shtetasit F. F., 42 vjeç, banues në Mursi të Sarandës. Ky dokument mbante fotografinë e tij”, sqaron policia.

Kjo e fundit ka shtuar se 44-vjeçari është person i shpallur në kërkim nga policia e Kukësit, pasi Prokuroria e këtij qyteti ka dërguar urdhër për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës Apelit Shkodër, e cila ka caktuar masë sigurimi “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Njëkohësisht “ky shtetas  nga ZQK INTERPOL TIRANË është shpallur në kërkim pasi INTERPOL ROMA në datë 25.10.2013 ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar ku Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 6 vjet burg (i mbeten për të vuajtur 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burg), për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe ” Pjesmarrje në organizatë kriminale”.

Mësohet se materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat