Kapet duke transportuar dele ilegalisht

Kronikë e zezë

Kapet duke transportuar dele ilegalisht

Më: 16 mars 2017 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Raportohet se është ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull i komunitetit serb, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Gjatë kontrollit është vërejtur se në rimorkio kishte të ngarkuar 12 krerë dele.

Policia bën të ditur se ngjarja la ndodhur në fshatin Banje të Zubin Potokut.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat