Arrestohen shtatë persona për klonim të kartelave bankare

Kronikë e zezë

Arrestohen shtatë persona për klonim të kartelave bankare

Më: 16 mars 2017 Në ora: 14:46
Të dyshuarit kanë hyrë në sisteme kompjuterike, klonim dhe keqpërdorim të kartelave bankare.

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona si të dyshuar se kanë hyrë në sisteme kompjuterike, klonim dhe keqpërdorim të kartelave bankare.

Policia njofton se me  urdhëresën e gjykatës kompetente, sot  në rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt, (në shtatë lokacione), është realizuar operacioni policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e shtatë personave të dyshuar.

Si vazhdimësi e këtij operacioni policor janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit: R. D. (1998), F. XH. (1996) E. A. (1991)SH. J. (1987) SH. J. (1990) O.Z. 1995 dhe  V. H. ( 1981).

 Me këtë rast janë sekuestruar si prova materiale: 1 pajisje për klonim të kartelave bankare,27 kartela bankare, dyshohen të falsifikuara, kompjuterë,11 telefona celularë,9 lap top, 1 IPAD, 7 USB, 1 DVR, 4 armë kalibrash të ndryshme, 37 fishekë, 4 hard disqe dhe 8220 euro para të gatshme-dyshohet se rrjedhin nga veprat e lartcekura.

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit, ndalohen për 48 orë në mbajtje policore, për të vazhduar me procedura.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat