Arrestohen katër persona për kanosje dhe sulm ndaj personit zyrtar

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona për kanosje dhe sulm ndaj personit zyrtar

Më: 17 mars 2017 Në ora: 16:04
Policia e Kosovës duke arrestuar një të dyshuar, foto arkiv

Të premten rreth orës 10:00 nga njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën kanosje dhe sulm ndaj personit zyrtarë në kryerje të detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur në Hajvali, saktësisht në ndërtesën e Pallatit të Drejtësisë, ku personat e dyshuar kanë tentuar të pengojnë mbajtjen e një seance gjyqësore.

Personat e dyshuar fillimisht janë përleshur me zyrtarët policor, nuk i janë bindur urdhrave të policisë dhe më pas kanë kërcënuar edhe një gjyqtarë. Për ta futur situatën nën kontroll zyrtarët policorë, janë  detyruar që gjatë arrestimit të  përdorin forcën proporcionale.

Personat e arrestuar janë A.G.  mashkull, 39-vjeç, A.G  mashkull, 41-vjeç, I. H.  mashkull, 44-vjeç, që të gjithë shtetas kosovarë, njofton Policia e Kosovës.

Pas intervistimit me rekomandim të  Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që personi A.G.  mashkull, 49-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat