Prangoset një person për lëndim trupor

Kronikë e zezë

Prangoset një person për lëndim trupor

Më: 17 mars 2017 Në ora: 16:08
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten në Prishtinë një person, pas marrjes së informacioneve se ka sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në ora 09:27, në rrugën “Isa Kastrati”, saktësisht në një shkollë, ku personi E.M. (16) ka sulmuar fizikisht në zyrën e tij personin B.K. (58), shtetas i Kosovës.

Policia me këtë rast ka arrestuar sulmuesin, i cili pas intervistimit dhe  marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 24 orë, për veprën lëndim trupor, ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë procedurat e nevojshme procedurale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat