Sërish drogë nga Shqipëria në Itali, arrestohet i riu shqiptar

Kronikë e zezë

Sërish drogë nga Shqipëria në Itali, arrestohet i riu shqiptar

Më: 17 mars 2017 Në ora: 21:13
Droga e sekuestruar nga Policia

Në Bari të Italisë është sekuestruar sasia e radhës e drogës që vinte nga Shqipëria.

Siç raportojnë sot mediat lokale, 25 kg drogë është sekuestruar në portin e Barit, nga “Guardia di Finanza” dhe një shqiptar është arrestuar.

Lënda narkotike ishte fshehur në një kamion që drejtohej nga 27-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ai është vënë në pranga për trafik ndërkombëtar droge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat