Kapen me 1 kg kokainë, 2 shqiptarë në pranga

Kronikë e zezë

Kapen me 1 kg kokainë, 2 shqiptarë në pranga

Më: 17 mars 2017 Në ora: 23:52
Arrestim, ilustrim

Dy shqiptarë, 34 dhe 40 vjeç janë arrestuar në Itali, pasi u kapën me 1 kg kokainë, raportojnë sot miat lokale.

“Ansa” shkruan se një pjesë e lëndës narkotike u gjet në një automjet dhe pjesa tjetër në apartamentin ku jetonin dy të arrestuarit, në Bolzano.

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ishin vënë në përgjim, ndërsa u prangosën pas lëvizjeve të dyshimta që bëheshin në apartamentin e tyre.

Tashmë, ata ndodhen në paraburgim në Bolzano, në pritje të caktimit të masës së sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat