Tenton arratisjen spektakolare nga burgu, por shqiptari thyen shtyllën kurrizore

Kronikë e zezë

Tenton arratisjen spektakolare nga burgu, por shqiptari thyen shtyllën kurrizore

Më: 18 mars 2017 Në ora: 12:34
Burgu, ilustrim

Një i burgosur, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, arriti që të arratisej nga seksioni i sigurisë së lartë i burgut të "Giuseppe Pagliei", në Frosinone të Italissë, ndërsa një tjetër i burgosur, shqiptar, nuk arriti të arratisej dhe mbeti i plagosur rëndë.

Dy të burgosurit, një italian dhe një shqiptar raportohet se janë arratisur nga reparti i vjetër, duke bërë një vrimë në qeli. Kaluan pas televizorit, u ngjitën mbi institucionin e dënimit dhe tentuat të zbrisnin me ndihmën e disa çarçafëve. Italiani Alessandro Menditti arriti që të arratisej, ndërsa shqiptari u ndalua nga personeli policor i burgut.

Teksa zbriste, raportohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka rënë nga 10 metra lartësi dhe ka thyer shtyllën kurrizore.

Në ambulancë, atij iu gjetën më pas edhe dy celularë.

Italiani që arriti të arratisje, Alessandro Menditti, ishte pjesë e klanit mafioz “Belforte”, pjesë e mafies famëkeqe italiane Camorra.

Ai ishte dënuar me 10 vite burgim dhe duhet të qëndronte në burg deri në 2026-tën.

Ndihma nga jashtë për arratisjen, është organizuar nga një grup shqiptarësh, megjithatë ata nuk ia arritën që të bashkatdhetarit të tyre ti jepnin lirinë ilegale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat