U gjet kufoma e dekompozuar buzë detit, identifikohet pronari i bilardos

Kronikë e zezë

U gjet kufoma e dekompozuar buzë detit, identifikohet pronari i bilardos

Më: 22 mars 2017 Në ora: 07:32
Vlora

Kufoma e cila u gjet rreth dy javë më parë në Zvërnec të Vlorës është identifikuar si Loni Isai.

Sipas burimeve policore 32 vjeçari Isai ishte pronar i një bilardoje në qytetin bregdetar. Identifikimi i 32 vjeçarit u bë pas rezultatit të ADN-së. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.

Ngjarja ndodhi më 9 mars, kur trupi i pajetë i tij u gjet i mbuluar nga rëra dhe në gjendje të dekompozuar. Peshkatarë të zonës njoftuan policinë rreth orës 08:30 të asaj dite se kishin gjetur anës detit një kufomë të seksit mashkull.

Sipas ekspertizës mendohet se viktima duhet të ketë qenë në ujë për një kohë të gjatë, para se të gjendej i mbuluar nga rëra buzë detit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat