Abuzon seksualisht ish të dashurën për dy vjet radhazi

Kronikë e zezë

Abuzon seksualisht ish të dashurën për dy vjet radhazi

Më: 22 mars 2017 Në ora: 20:32
ilustrim

SPB në Koçan ka ngritur akt padi kundër personit D.M. (25) nga fshati Rakitec i Koçanit për vepër penale “Përdhunim”.

Nga Policia thonë se i dyshuari në periudhën nga nëntori 2014 deri në tetor 2016 ka përdhunuar në vazhdimësi 19 vjeçaren nga një fshati i Koçanit.

E gjitha filloi pasi e dëmtuara ka ndërprerë aferën e dashurisë me të dyshuarit, pas të cilës ai e ka detyruar që përmes rrjetit social ti dërgojë disa fotografi me përmbajtje eksplicite dhe fill pas këtij momenti, i dyshuari në shumë raste e ka kërcënuar se do t’i publikojë nëse ajo nuk pranon që të ketë marrëdhënie seksuale me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat