Atentati në Elbasan, policia identifikon autorët

Kronikë e zezë

Atentati në Elbasan, policia identifikon autorët

Më: 23 mars 2017 Në ora: 09:42
Policia e Elbasanit

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur zbardhjen e plagosjes së ndodhur ditën e djeshme në këtë qytet.

Siç bëhet e ditur nga blutë e Elbasanit, për ngjarjen në fjalë janë shpallur në kërkim E.GJ,  40 vjeç, M.B, 35 vjeç dhe F.L, 27 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Personat e mësipërm, ditën e djeshme në Lagjen “Aqif Pasha” përballë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen të kenë plagosur me pistoletë në shpatull D.P (K), 38 vjeç banues në Elbasan, i cili ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

1 gëzhojë armë zjarri model 54 dhe një predhë të kalibrit 7.62 mm

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat