Dhunoi gruan duke e detyruar të largohet nga shtëpia, në pranga dibrani

Kronikë e zezë

Dhunoi gruan duke e detyruar të largohet nga shtëpia, në pranga dibrani

Më: 25 mars 2017 Në ora: 09:41
Ilustrim

Një 37-vjeçar nga Dibra i identifikuar si Sali. D., ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes duke e detyruar të largohet nga Shqipëria. Operacioni nisi pasi shtetësja Sh.D është larguar nga banesa. Pas gjetjes së saj është marrë dhe dëshmia për dhunën e ushtruar, sipas policisë për motive të dobëta, dhe më pas është vepruar me ndalimin e burrit dhunues. Në deklaratën e Policisë së Dibrës thuhet: “ Më datë 24.03.2017, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi i shtetasit : Sali D., 37 vjeç, banues në njësinë administrative Selishtë, Dibër.

Me datë 23.03.2017, rreth orës 22.00, jemi njoftuar se është larguar nga banesa e saj shtetasja Sh.D, 26 vjeçe, banuese në Dibër”. “Menjëherë është organizuar puna nga ana e efektivëve të Komisariatit të Policisë Dibër, ku është bërë e mundur gjetja e saj, dhe me datë 24.03.2017, shtetasja Sh.D, ka bërë kallzim, se bashkëshorti i saj shtetasi Sali D, në banesën e tyre, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar dhe dëmtime në trup”, vijon njoftimi. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar nga neni 130/a, të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat