Vdes i riu nga Tetova, i cili ishte therur me thikë

Kronikë e zezë

Vdes i riu nga Tetova, i cili ishte therur me thikë

Më: 25 mars 2017 Në ora: 15:26
Ilustrim

Personi me inicialet I.K (26) nga Tetova i cili ishte therur me thikë në shpinë dhe qafë, më 20 mars, iu është nënshtruar plagëve mbrëmë në Qendrën Klinike në Shkup, ka bërë të ditur zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të deritanishme, tani më i ndjeri së bashku me I.K (30) pesë ditë më parë janë sulmuar nga dy vëllezër M.M (34) dhe R.M (32) poashtu nga Tetova.

Incidenti ka filluar në një kafiteri në rrugën “Vëllezërit Milladinovci” në Tetovë, ku ata janë përleshur fizikisht dhe më pas janë takuar në bulevardin “Bllagoja Toska” ku ka vazhduar përleshja fizike.

“Të dy sulmuesit menjëherë pas incidentit janë arrestuar nga policia, ndërsa M.M nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake i është caktuar masa e paraburgimit si i dyshuar se ka bërë veprën penale vrasje në tentim, ndërsa tani me siguri pas situatës së re të krijuar vepra do të rikualifikohet në vrasje, ndërkaq vëllau i tij R.M pas bisedës është lëshuar si i dyshuar për pjesëmarrje në rrahje, por edhe këtu mund të ketë rikualifikim të veprës”, ka thënë Josifovski

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat