Zili për të fejuarën italiane të marokenit, shqiptarët sulmojnë afrikanët me thika

Kronikë e zezë

Zili për të fejuarën italiane të marokenit, shqiptarët sulmojnë afrikanët me thika

Më: 27 mars 2017 Në ora: 11:48
Të plagosurit në spital

Natë e dhunshme në Vegevano,  përfshirë, grindje, luftë dhe plagosje njoftojnë mediat italiane. Në dhomën e urgjencës së spitalit civil të Vigevano-s, gjatë natës së fundit, është thirrur policia, me kërkesë të punonjësve të shëndetit, që sinjalizuan praninë e disa pacientëve të plagosur me thikë.

Njesia e komanduar nga kapiteni Rocco Papaleo ka rindërtuar skenën që ndodhi rreth orës një të natës jashtë një klubi në rrugën Rocco Veccia, zona kryesore e jetës së natës së këtij qyteti.

Ndër pesë personat e përfshirë në një rrahje, dy janë marokenë të moshës 22 dhe 23 vjeç dhe tre shqiptarë: 28, 23 dhe 22 vjeç, të gjithë me banim në Vigevano.

Mosmarrëveshja erdhi si pasojë e një rivaliteti ndërmjet grupeve të të huajve për “arsye sentimentale” që lidheshin me një moshatare italiane, e fejuara e njërit prej dy afrikanoveriorëve.

Marokeni 23-vjeçar në veçanti, e kishte gjetur të dëmtuar kamionçinën e tij Audi, duke fajësuar për këtë dëmtim rivalët e tij shqiptarë.

Në debatin e  dhunshëm kishte përfunduar më keq marokeni 22-vjeçar, që u raportua me një plagë thike në rrëzë të veshit, plagë sipërfaqësore në fytyrë dhe në qafë; shkëputje traumatike të një dhëmbi prerës lart dhe lëndime të shumta” si dhe një 28-vjeçar shqiptar me plagosje thike në shpatullën e majtë.

Të dy të plagosurit do të qëndrojnë në spital 10 dhe 12 ditë, por policia i ka regjistruar të pestë si të përfshirë në rrahje  dhe po vazhdon hetimet për atë që ka ndodhur gjatë asaj nate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat