Lëndohet në punë mirëmbajtësi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Llukarë

Kronikë e zezë

Lëndohet në punë mirëmbajtësi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Llukarë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 15:53
Skenë krimi, ilustrim

Mirëmbajtësi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Llukarë të Prishtinës ka pësuar lëndime trupore në orar të punës.

Ai ka pësuar djegie të fytyrës, derisa kishte qenë duke ndezur një kamin.

“Kam qenë duke ndez zjarrin, kur në një moment më është kthyer flaka fytyrës”, ka thënë Hysni Krasniqi.

“Nuk e di as vet se çfarë ishte ajo që shpërtheu ashtu, pasi pak momente më parë e pastrova të tërin, para se ta ndizja”.

“Pas kësaj kam kërkuar ndihmë në Emergjencë në Prishtinë, ku deri atje më ka dërguar djali i vëllait”.

“Tash jam në shtëpi dhe po përdor terapinë, pas djegies së fytyrës që kam pësuar”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat